E diela pranverore, popullohet
liqeni, qytetarët dynden drejt tij

E diela pranverore, popullohet<br />liqeni, qytetarët dynden drejt tij
Qytetarë të shumtë të Tiranës, fëmijë, të rinj, prindër e gjyshër kanë tejmbushur ditën e sotme hapësirën e gjelbërt të kodrave të liqenit.
 
Fëmijët ata që gëzojnë më shumë natyrën, fatlumë për ditët e para të ngrohta pranverore janë bërë pjesë e një serë aktivitetesh argëtuese të organizuar nga ata vetë.
 
Pikniku në natyrë e një drekë në fushat e lulëzuara ka qenë një tjetër zgjedhje për të shijuar të dielën në mushkërinë e Tiranës.

Popullimi i kodrave të liqenit në ditët e ngrohta e më së shumti në fundjavë është ndër të paktat mundësi që kanë kryeqytetasit për të shfrytëzuar kohën e tyre të lirë në natyrë, në pamundësi për të dalë jashtë Tirane.

pranvere ne parkun e liqenit

pranvere ne parkun e liqenit

pranvere ne parkun e liqenit
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën