Finalja e madhe e BBV luhet nga dy protagonistët, Ilirin dhe Donaldin. Ata janë dy finalistët e fundit në garë për çmimin e madh. Ishte Beniada dhe më pas Einxhel ato që lanë shtëpinë në fillim, duke e sjellë lojën në fazën e ‘etheve’ të finales.

Donaldi dhe Iliri thanë se të dy e dinin që finalja do të ndahej mes tyre.

Iliri: E dinim që do ishim të dy, më në fund gjetëm shinën tonë të komunikimit.

Donald: Kjo është një lojë që kërkon strategji, unë e kam ditur që me ty s’do jem kurrë aleat. Unë ja kam thënë që e respektoj dhe kam qejf të flas me të, e vlerësoj si njeri.

Iliri: Unë e kam cilësuar Donaldin si një çun me super talent.