E ëma e Matilda Makoçi në Report
Tv:Ja kush është pika ime e dobët

E ëma e Matilda Makoçi në Report<br />Tv:Ja kush është pika ime e dobët<br>
E ëma e aktores së famshme, Matilda Makoçi, ka rrëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj në ekranin e Report Tv. Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, ka ardhur këtë mëngjes në një intervistë ndryshe në emisionin ‘Rreze Dielli’.

Ajo i tregoi gjithë publikut shqiptar se jo vetëm një zë i dashur në radio, por është dhe një zonjë e vërtetë në kuzhinë. Mari tregoi se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të. “Shkak për këtë, pra që të gatuaj shëndetshëm, janë bërë disa gjëra që më ndodhën në familje. Ju kam ndjekur shumë edhe juve”, tha Mari.

“Më ndodhën disa gjëra në familje që duhet të gatuaja dashur pa dashur shëndetshëm. Ndaj dhe ju kam ndjekur edhe juve. Është e para gjë që më preokupon dhe mendoj që një ditë përpara”, tregoi ajo.

Mari gatoi rizoto kalabreze, ndërsa tregoi se këtë pjatë ajo e gatuan edhe ndryshe, me perime. “Rizoton e përgatis edhe ndryshme, me perime, por kjo është e veçantë”, tha e ëma e aktores.

VIDEO/ Mari Makoçi, e ftuara në emisionin e gatimit, (e plotë)

Më tej, ajo zbuloi pikën e saj më të dobët, që është pikërisht nipi Gregor. Ky i fundit është edhe personi që e pëlqen më shumë gatimin e Marit. “Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”. Është i veçantë Gregori. Edhe Matilda gatuan. Tani interesohet shumë për gatimin, se më parë jo”, theksoi. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool