E frikshme, gruaja japoneze mban trupin e së ëmës së vdekur për 10 vite në frigorifer

E frikshme, gruaja japoneze mban trupin e së ëmës së vdekur për 10 vite në frigorifer

Policia japoneze ka arrestuar një grua pasi  kishte mbajtur trupin e nënës së saj të vdekur në një frigorifer në banesën e saj.

Yumi Yoshino, 48, tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo "nuk donte të largohej" nga shtëpia në Tokio , në të cilën ato jetonin, raportuan mediat lokale. Në trupin e ngrirë të së ndjerës nuk u gjenden plagë të dukshme, tha policia.

Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas. Trupi u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino ishte detyruar të largohej nga banesa për shkak të vonesave në pagesën qirasë. Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios dhe tanimë hetimet në lidhje me çështjen vazhdojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë