Nuk pranoi ndarjen/ 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në banesë në sy të 2 fëmijëve! Prangoset duke dalë nga Tirana: I vrava nga xhelozia (VIDEO)

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën. Një 59-vjeçar ka qëlluar me automatik mbi dy motra duke i lënë të vdekura. Bëhet fjalë për shtetasin Perparim Ademi.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajram Tushi". 

Viktima janë Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, motra me njëra-tjetrën. Zhaneta kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflik mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik. Dyshohet se motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.

Autori është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë. Pas arrestimit Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e krimit kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës. 

Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. 

Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat. Autori ka pasur probleme me ligjin në Maqedoninë e Veriut. Në vendngjarja janë gjetur të paktën 5 gëzhoja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Vrasja e 2 motrave në ‘Astir’/ Fqinja: Gjynah, goca ishte shumë punëtore, kishte një çun jetim! Autorin e kisha parë në lagje (VIDEO)

Fqinja në mikrofonin e Report Tv ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik mëngjesi e këtij 30-djetori.

“Zhanetën e njihja që ka pasur jetuar këtu, ndërsa motrën tjetër jo. Unë kam 3 vjet që kam ardhur për vete, i kam gjetur këtu. Përparimin e kisha parë kështu, por se njoh. Unë isha te çuni kur erdha u habita thasë se ça ka ndodhur. Nuk e di nëse kanë pasur konflikte apo jo. Ajo goca gjynah ishte shumë punëtore, ajo e shkreta kishte një çun jetim dhe shkonte dhe punonte si kamariere më duket. Zhaneta e ka pasur me duket një çun ka me burrin e parë, jo me këtë se më ketë bashkëjetonte. Me motrën nuk jetonte, kjo vinte e vizitonte shpesh”, tregon fqinja pwr gazetarin Arsen Rusta.

Ora 12:58
Ekzekutoi dy motrat/ Flet në polici autori Përparim Ademi: I vrava nga xhelozia, do të dorëzohesha (VIDEO)

Pasi arrestimit nga policia, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Përparim Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë. 

Ai ka thënë se do të vetëdorëzohej në polici, por është kapur para se të shkonte.

Ademi është nga Tirana, por ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoni të Veriut. Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat.

Ora 12:44
Vrau dy gratë në Tiranë/ Mbërrin në Drejtorinë e Policisë autori i krimit të dyfishtë

Menjëherë pas arrestimit, Përparim Ademi, autori i vrasjes së dy grave në Tiranë, njëra bashkëjetuesja e tij dhe motra e saj, është dërguar në ambientet e Policisë së Tiranës.

 

Ora 12:28
E fundit/ Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj në sy të fëmijëve, prangoset 59-vjeçari

Është arrestuar para pak minutave Përparim Ademi, autori i krimit të rëndë të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku ekzekutoi në banesë me armë automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Mësohet se Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë.

"Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.  Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore", njoftoi policia Tiranë.

Ora 12:05
Dalin fotot/ Këto janë dy motrat që u ekzekutuan nga 59-vjeçari në ‘Astir’

1609412889_dymotratastiri001.jpg

Kjo është Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, motrat që u ekzekutuan ditën e sotme nga 59-vjeçari Përparim Tela (Ademi). Kristina kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflik mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik. 

Ora 11:53
Krimi i rëndë në Tiranë/ Flet drejtori i Policisë Tiranë: Autori vrau 2 gratë në sy të 2 fëmijëve! La armën dhe iku në këmbë (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes duke dhënë të tjera detaje.

Ai tha se autori ka qëlluar dy gratë disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.

"Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç", tha Jaupi.

Ora 11:49
Del foto/ Ky është 59-vjeçari që ekzekutoi 2 motrat në ‘Astir’

Ky është Përparim Ademi, autor i vrasjes së 2 motrave në banesë. Ai ka pasur mbiemrin Tela, por e ka ndryshuar.

1609411794_perparimademi.jpg

Ora 11:21
Vrasja makabër në Astir/ Zbardhet identiteti i 2 motrave që u ekzekutuan nga 59-vjeçari

1609410801_ambulanca.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e 2 motrave që u vranë ditën e sotme në zonën e Astirit.  Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë viktimat e këtij krimit makabër, rreth 40 vjeç. Autori Përparim Ademi është shpallur në kërkim.Siç Report Tv mëson, Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt mes tyre ka çuar në një fund tragjik. 

Ora 11:17
Krimi tronditës në Tiranë, policia jep detaje për vrasjen e dy motrave

1609409676_ambulanca.jpg

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar mbi krimin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku kanë mbetur të vdekura dy gra.

"Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 11:00
Krimi i rëndë në familje, zbardhet ngjarja, mësohet pse 59-vjeçari vrau të dashurën dhe motrën e saj në Tiranë (VIDEO)

Është mësuar shkaku i krimit të rëndë në familje mëngjesin e sotëm në Tiranë. Dyshohet se dy motrat i ka vrarë një 59-vjeçar pasi njëra prej grave kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të. 

Ora 10:52
Të shtënat me armë në Tiranë, gjenden 2 motra të vdekura në banesë (VIDEO)

Detaje të rënda vijnë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Tiranë.

Mësohet se nga të shtënat e armëve kanë mbetur të vdekura dy gra, motra me njëra-tjetra. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se i ka vrarë i dashuri i një prej motrave. 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klm: 01/01/2021 05:04

    Kok rrock boll femra ka bota

    Përgjigju
  • Gpni: 31/12/2020 21:16

    Ngs 20 veta ne dite do varja nga keta kosovaret tek ura e dajlanit...vec ta kisha une ne dore qeverine.....

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/12/2020 15:45

    Far qwtniku, të vrishës gra o i pa fytyr o frikacak muti

    Përgjigju
    • Likja: 31/12/2020 20:12

      Po eurot ja donin ato sill 500 euro se me duhen se Kam shpenzime... E pse te vrasin. Po ja more leket tjetrit pyetje buthen mir se nuk hart leku tjetrit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë