'E gjej një lokal unë sa për një gotë raki', pensionisti në Kukës për koronavirusin: Këto janë punët e zotit (VIDEO)

Një pensionist në Kukës nuk i trembet aspak koronavirusit. Ai thotë se jeton vetëm dhe del për të blerë ushqime sa për një ditë, pasi nuk di të gatuaj. Për ta bërë të mundur këtë atij i duhet të bëjë në këmbë kilometra. Së shpejti do të mbush 81 vjeç dhe deklaron se përveç ushqimit del në mëngjes për të pirë edhe një kafe e një gotë raki:

'Quhem Shefnik Krasniqi dhe jetoj vetëm. Jam për 81-vjeç. Kam dalë në qytet për të pirë një kafe se nuk rri dot pa një kafe dhe një teke raki. E gjej një lokal unë për të pirë një kafe. Maskën nuk e përdor se këto janë punët e zotit. Allahu e ka në dorë. Prej zotit nuk ruhem kurrë.'

'Plakë dhe fëmijë nuk kam sepse nuk jam martuar fare. Më kanë sjellë një ditë ndihma, por skam kushte me e gatuar unë ushqimin. Marrë ushqime sa për një ditë. Unë kam pensionin për të blerë furnizime, aq sa më takon. Unë rrijë pa drita, në shtëpinë time, se s'më del me pagujt qira,'-deklaron pensionisti.


Lajmi kryesor:

'O plakë mos u mërzit, ç'do na bëjë policia, ne jemi lebër?' 88-vjeçari ironi: Është motra e Vito Kapos, ajo vdiq kjo ngeli (VIDEO)


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin