E habitshme, arrestohet në Japoni 39-vjeçari që kishte 35 të dashura në të njëjtën kohë

E habitshme, arrestohet në Japoni 39-vjeçari që kishte 35 të dashura në të njëjtën kohë

Një 39-vjeçar japonez ka rënë pranga pasi dilte në të njëjtën kohë me 35 gra, të cilat i kishte mashtruar për datën e ditëlindjes për të përfituar dhurata të ndryshme.

Takashi Miyagawa, një punonjës me kohë të pjesshme nga Kansai i kishte mashtruar të dashurat e tij për datën e lindjes dhe në kohë të ndryshme ai u kërkonte dhurata.

“SoraNews24” raporton se të paktën 35 gra janë mashtruar nga personi i arrestuar nga policia, por ky numër mund të jetë edhe më i madh. Të gjitha viktimat u bënë bashkë dhe e denoncuan në polici 39-vjeçarin.

I dyshuari takonte viktimat e tij ndërsa punonte për një kompani marketingu që shiste produkte për banjo dhe dushe.

Ai kishte në shënjestër gjithmonë gra beqare dhe fillonte çdo njohje me mashtrimin se ai do të martohej me to.  .

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot