Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, është bërë pjesë e humorit në emisionin “Portokalli”, ku javët e fundit janë imituar në skenë programe të ndryshme televizive të Tv Klan, si “Zonë e Lirë” apo “E diela shqiptare”.

Dy moderatorët, Arjan Çani dhe Ardit Gjebrea, janë imituar nga aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i cili sot ka habitur fansat me foton e publikuar. Veleshnja shfaqet në avion nën shoqërinë e moderatorit Ardit Gjebrea.

“Me ne fund u bashkuam! Ne duhemi edhe kjo pune marre fund!! Rrespekte,”-ka shkruar aktori duke nënkuptuar se Gjebrea e ka marrë me mjaft pozitivitet imitimin e tij në spektaklin e humorit.

arditi
(Postimi i aktorit të humorit në Instagram)

d.c./shqiptarja.com