Nuk është hera e parë që Saimir Korreshi zgjedh ironinë për të denoncuar problemet në Lushnjë. Këtë herë ai është shfaqur me një thes gjigant plehrash në krah, duke e kthyer videon në një skenë që tërheq menjëherë vëmendjen, përpara se të akuzojë Bashkinë se po hedh dhe djeg mbetje në një tjetër zonë të qytetit.

Në video, teksa pwrpiqet tw ngrejw thesin e rwndw Korreshi thotë: “E ka sjellë Bashkia për Vit të Ri. Ngrije thesin, ngrije! Rikthehemi pas disa muajsh për të parë situatën, sepse pamë që Bashkia po hedh prapë. Këta kanë gjetur një gardh tjetër ku të hedhin e djegin plehra.”

Më tej, ai tregon zonën ku, sipas tij, po digjen mbetjet dhe shton: “Ja shikoni si i djegin. Shikoni materialet kancerogjene, shikoni sa janë djegur këtu. Ja si i djeg Bashkia. Çfarë mund t’i thuash kësaj?”, thotë Korreshi, duke vendosur duart mbi kokë.