Një 65-vjeçare në Belsh ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas kafshimit nga qeni i fqinjit. Emine Agolli nga fshati Çërragë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra për shkak të gjakderdhjes, edhe pse e kanë dërguar menjëherë në spital.

Report TV mëson se Agolli dyshohet të ketë hyrë në banesën e fqinjit dhe e ka kafshuar qeni.

Policia po vijon me materialet hetimore për pronarin e qenit.