'E kisha ëndërr t'i takoja', promovimi i basketbollit të vazjave sjell ish-yje të NBA në Shqipëri! Sportistet e vogla: Jemi të emocionuara

Promovimi i basketbollit të vajzave ka bërë sot bashkë në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ fëmijë, trajnere, kampionë dhe kampione, ndërsa nuk munguan as ish-yje të NBA.

“Jam ndjerë shumë e emocionuar sepse që kur kam qenë e vogël kam ëndërruar të takoj një nga lojtarët e NBA. E kam nisur basketbollin që në moshën 6-vjeçare dhe që atëherë e kam adhuruar shumë. Ëndërroj që të bëhem një nga basketbollistët më të famshëm në botë si Michael Jordan,”-u shpreh një prej vazjave e cila ushtron basketbollin.

“E ka nisur basketbollin kur kam qenë 8 vjeçe dhe tani jam 10. Kam qef të luaj në NBA, pasi dua të bëhem një nga basketbollistet më të mira. Mami do që të bëhem arkitekte ashtu si edhe babi, por unë dua të bëhem basketbolliste. Unë i them po atyre por këtë e mbaj sekret,”-tha një tjetër vajzë e vogël.

Basketbollistet e vogla që morën pjesë patën mundësi të takonin edhe yjet që i kanë parë nëpërmjet televizionit, ndërsa sot morën edhe këshilla prej tyre.

“Mendoj se basketbolli nis me një qëllim ose një ëndërr. Unë e fillova njësoj si ju kur isha e vogël dhe duke punuar fort, duke patur besim dhe duke iu dedikuar, ia del që të shkosh në nivelet ku dëshiron,”-u shpreh Kirby Burkholder, ish-basketbolliste e NBA.

“Kur je një vajzë e vogël basketbolliste duhet të dëgjosh trajnerin, të praktikohesh, të mos dorëzohesh kurrë dhe mos të harrosh se duhet të argëtohesh me të,”-deklaroi Sem Perkins, ish-basketbollist i NBA.

“Unë nuk e dija që do bëhesha një sportistë kaq e mirë, por thjeshte mundohesha të stërvitesha shumë, të ushqehesha mirë dhe pashë që u përmirësova. Pastaj një ditë ëndërrova përse mos të bëhem sportiste e madhe dhe pastaj punova fort,”-tha Luiza Gega, atlete kampion Europe.

Ky aktivitet përveç federatës së basketbollit u organizua edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

“Këtë javë ne festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe kemi vendosur të sjellim basketbollin Junior NBA për vajzat, të cilat e kanë pasion këtë sport. Mendoj se do jetë shumë argëtuese për vetë faktin se disa nga idhujt tuaj do jenë këtu,”-u shpreh Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë