'E kemi mundur në miqësore', Veseli optimist për Turqinë. Trashi: Të shfrytëzojmë rastet që do na paraqiten

Sot është dita e fundit e përgatitjes së kombëtares shqiptare në tokën mëmë para se kuqezinjtë të enjtën në mëngjes të nisen për në Stamboll, për të zhvilluar ndeshjen eliminatore të Europianit kundër Turqisë. Paraditë kuqezinjtë nuk janë stërvitur pasi trajneri Reja ka preferuar të bëjë një analizë të kundërshtarit, ndërkohë pasdite do të vijohet normalisht.

Në prag të takimit futbollisti Frederik Veseli, ashtu si shokët e tij të skuadrës, shprehet optimist për rezultatin.

“Ka shumë rëndësi kjo ndeshje, pasi e dinë të gjithë që mund të bëjmë një hap të madh nëse fitojmë. Besoj dhe shpresoj se kemi mundësi ta mundim Turqinë, siç kemi bërë në Antalia në miqësore. Nuk duhet të kemi presion dhe duhet të bëjmë ndeshjen tonë”.

Ndërkohë Lorenc Trashi, futbollisti i grumbulluar nga Partizani, i ka idetë e qarta se si Kombëtarja mund të dalë me tre pikë nga Stambolli.

“Është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë të mirë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të shfrytëzojmë 2-3 rastet që do na paraqiten, pasi në ndeshje të tilla vështirë se ka më shumë.”

Të enjten në Turqi në orën 19:00 trajneri Reja dhe kapiteni i kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për ndeshjen, ndërsa në orën 19:30 është stërvitja e fundit që do të kryhet në stadiumin e Fenerbahche-s.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së