Italia sytë nga Lara Colturi, kreu i Skive për Report Tv: Federata vetëm s’e mban dot! Do ishte fatkeqësi kombëtare

Italia sytë nga Lara Colturi, kreu i Skive për Report Tv: Federata vetëm s’e mban dot! Do ishte fatkeqësi kombëtare

Lara Colturi dhe presidenti i skive Elvis Toçi

Shpërthimi më shpejt sesa pritej, me rezultate të shkëlqyera siç ishte ai në Slloveni ku u rendit e dyta në Botëror, ka bërë që vëmendja për Lara Colturin të shumëfishohet, edhe matanë Adriatikut.

18-vjeçaren e cila përfaqëson Shqipërinë po e kërkon vendlindja e saj, Italia, me disa media prestigjioze që kanë shkruar mbi mundësinë që skiatorja të përfaqësojë trikolorët. Edhe pse kjo mundësi për momentin është hedhur poshtë nga mamaja e saj trajnere Daniela Ceccarelli, shanset nuk janë të vogla që Colturi të përfaqësojë vendin e lindjes.

“Kur arrin në një nivel kaq të lartë xhelozitë dhe dëshirat e kombeve për të pasur një talent kaq të madh, aq më tepër që Lara është italiane, është evidente,”-u shpreh Elvis Toçi, presidenti i federatës së skive.

Në intervistën për ‘Report TV, presidenti i federatës së skive Elvis Toçi, sqaron se shpenzimet për sportistë të këtij niveli janë të jashtëzakonshme, duke qenë se vetëm stafi i Lara Colturit përbëhet nga 7 persona.

“Sot ne jemi rritur jashtëzakonisht shumë dhe duhet falenderuar institucionet që sot jemi te 100 mijë euro, por nëse krahasohemi me federatat e tjera duhet të kuptojm që jemi në kushte shumë të pabarabarta. Kjo mund të kthehet nga humor në tragjedi pasi flasim për federata si ajo e austriake mbi 60 milionë euro, zviceriania mbi 70 milionë euro apo e Italisë me mbi 60 milionë euro,”-tha Elvis Toçi, presidenti i federatës së skive.

Toçi e pranon se përpjekjet e tij mund të mos mjaftojnë që Lara të mbetet e shqiptarëve, ndërsa zgjidhja përveçse sponsorëve, që mungojnë pothuajse në çdo sport në Shqipëri, mbetet te institucionet qeveritare. 

“Do të jetë fatkeqësi kombëtare që Lara Colturi të largohet nga Shqipëria. Të kesh një bizhu të kësaj natyre, të këtij kalibri botëror dhe ta lejosh të ikë për pak buxhet. Pak për një komb, por shumë për një federatë të vogël. Ne duhet të kordinojmë punën që Lara Colturi të mbetet shqiptare deri në fund. Sporti i skive në Shqipëri do vazhdojë me Larën apo me Larën. Ne kemi dy djem të talentuar si Deni Xhepa dhe Kevin Qerimi. Kemi Liza Brungën, një skiatore e vogël 16 vjeç nga Kanadaja. Ne punën tonë po e bazojmë në shumë plane pavarësisht se Lara është kategori tjetër. Kalibër shumë i lartë botëror,”-deklaroi Elvis Toçi, presidenti i federatës së skive.

Kur është mbyllur pothuajse gjysma e sezonit në Botërorin e skive Lara Colturi renditet e 7 në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa objektivi i saj për këtë sezon është të jetë mes 15 më të mirave të botës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)