'Lëreni Belerin të betohet', Rama i shkruan gazetarit grek të ‘Kathimerinit’: Duhet të merrje edhe komentin tim! Befasohet autori: Jam i lumtur për një intervistë me ju

Një artikulli kritikues për çështjen Beleri të shkruar 4 ditë më parë nga gazetari grek Pavlos Papadoupolos, Kryeministri Rama i është përgjigjur në një mënyrë të veçantë. Rama i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes ‘Kathimerini’, dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija.

“Shpresoj që ju të mos keni problem që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiç fare që të paktën të më pyesni edhe për anën time të kësaj historie në këtë proces. Pastaj të publikonit faktet e shtrembëruara apo të fabrikuara nga cilado anë. Do isha i lumtur që të flisja me ju nëse ju jeni gati të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë dhe të paanshëm”- shkruan Rama.

Në përgjigje gazetari grek fillimisht vlerëson Ramën si Kryeministër dhe shkruan se do të ishte shumë i lumtur që të flasë me të për çështjen ‘Beleri’, për të cilën ka shumë rezerva.

“Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai, në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur. Ku është prova, ku janë provat, ku janë fotografitë e interceptimit të komunikimeve që lidhen me këtë të ashtuquajtur korruptim e më tej, pasi ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj”- i përgjigjet gazetari grek Pavlos Papadoupolos.

Gazetari grek e shprehet dyshues nëse ishte duke folur me Kryeministrin shqiptar apo jo dhe Rama ia vërteton se ishte ai në këtë mënyrë.

“Mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë apo kushdo. Dhe po unë jam një person i pazakontë në zyrë dhe thjesht dua të veproj drehtpërdrejtë dhe nuk më pëlqejnë burokracia dhe kanalet. Unë dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata, dhe të bëj të më të mirën tuaj”- i shkruan Rama.

“Mos harro ‘Mia fatsa mia razza’”- i përgjigjet Rama.

Tashmë shumë i qartë për bashkëbiseduesin gazetarin grek përgjigjen e kishte pa ekuivoke.

“Zoti kryeministër, ju jeni një zbulim i vërtetë për mua. Faleminderit! Ky mesazh është më shumë sesa i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin. Tani me siguri ne mund ta realizojmë një intervistë dhe është vërtet një nder për ne që ju na u qasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht”- shkruan gazetari ‘Kathimerini’ Pavlos Papadoupolos.

Të gjithë bisedën e veçantë me gazetarin grek Kryeministri Rama e ka publikuar në një video në Facebook, pasi më parë kishte marrë mirëkuptimin dhe dakordësinë e atij që tashmë e quan miku nga Greqia.

Gazeta greke “Ekathimerini” i ka kushtoi një artikull çështjes “Beleri” më 20 gusht. Gazetari Pavlos Padapoulos analizonte situatën politike mesazhet që përcjell Athina dhe rolin e kryeministrit Rama në këtë çështje. Një tjetër çështje që shtron artikulli është dhe ajo e rivalitetit Rama-Berisha, ku Beleri mund të shihet si viktima e betejës.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 25/08/2023 10:43

    Greket rrac e keqe si serbet e ruset të pa bese.

    Përgjigju
  • Faik: 25/08/2023 09:00

    DÉNGLA , LLOGJE KAVAJE , Pordhé me Rigon dhe "Estradé Ballshi" pafund nga Kryeministri me Qeverinè e KORRUPTUAR deri né PALCÉ !!! !!! KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , o lider planetar !!!!!!!!!! Pensionistèt po marin PENSIONE QESHARAKÉ , o lider global !!!!! Pensionistèt me 150 €URO Pension nè MUAJ dhe me 200 €URO ILAÇE né MUAJ , o lider i gjithanshém !! Léri PORDHÈT me RIGON dhe DÉNGLAT me Gazetarèt Greké , por DORÉZO ministrat e KORRUPTUAR né SPAK dhe t'ju KONFISKOHEN PASURITÉ , dhe mbaj PÉRGJEGJÉSITÉ MORALE , sepse i ke ZGJEDHUR vet ti , o lider hyjnor !!!!! Njé PENSIONIST SHQIPTAR duhet té marri tè paktén 500 €URO , o lider i gjithéanshém , JO 120 €URO !!!!

    Përgjigju
    • Vildan: 28/08/2023 23:46

      Nuk e di a do ti mor 150 euro penzion deri nfund!! Nuk ka ma fatkeqsi per ket popull qi ka Lind KY budalla. KY pervec se budalla po edhe vegel e Enveristave qi po i hakmerren ktit populli deri nvdekje

    • Titi: 25/08/2023 13:50

      Ore e ke mire ti, i takojne pensionistit 500 Euro, 400 asistenca dhe 300 kafexhinjve si puna jote. Ti mendon se KM pjell leke. O gomar, pensionisti merr leket qe ka futur ne banke kur punonte. Asistenca llogaritet mbi te ardhurat ne buxhet. Ne nje vend te mbushur me kafene, ku njerzit e llojit tend bejne vetem kerkesa dhe thashetheme, nga do vine leket? Shko puno e leri komentet pa buke se s'pjerdh kush per to.

  • gorishti: 25/08/2023 04:10

    gazeta kurve kathemerini duhet ta dije qe beleri duhet ekzekutuar per vrasjen e 4 ushtarakeve ne peshkopi...e jo ta mbroje ,,shtet i degjenneruar..rrace e poshter,,grek merda,,..

    Përgjigju
  • Beso: 25/08/2023 01:06

    Vetem ne shqiperi dhe ne korene e veriut flet kryeministri ne emer te gjyqesorit.

    Përgjigju
  • Gazepi: 24/08/2023 21:01

    Po ai gazetar eshte ate pune ka kurse ky shefi i gjate i xhepistave eshte edhe me debil sec duket. Pse nuk i pergjigjet denoncimeve te grabitjeve te Gazhelit ne dogana apo kur e oyesin per arrestimet ne qeveri por ben show kot. Hajde idiot hajde

    Përgjigju
  • Ani: 24/08/2023 19:29

    Gjithmone i sakt ju lumt zoti rama

    Përgjigju
  • polici: 24/08/2023 19:16

    qenka cudite shume ai gazetari grek, sa ne fillim ka menduar se eshte ndonje budalla qe po tallej me te

    Përgjigju
  • Ani: 24/08/2023 18:38

    Shpresojme per ndonje bisede interesante

    Përgjigju
  • Roni: 24/08/2023 18:38

    Rama ka folur ashtu sic duhet

    Përgjigju
  • Klea: 24/08/2023 18:20

    nje tjeter interviste fantastike qe do te realizoje kryeministri jone

    Përgjigju
    • Boti: 25/08/2023 00:34

      Bravo Klea..hallall qoftja ne goje

    • gimi: 24/08/2023 21:13

      ki pak respekt per veten o patronazhiste qe masturbohesh mbi cdo lajm qe flet per ramen....

    • beni: 24/08/2023 19:15

      shko beja dhe ti nje intervixste bashke me keto komentet e tjera me emra te ndryshem

  • Ina: 24/08/2023 18:19

    Do te jete nje interviste fantastike

    Përgjigju
  • Yunanistan hesapi: 24/08/2023 17:23

    Injoroi greket

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/08/2023 17:08

    Bravo

    Përgjigju
  • A. N.: 24/08/2023 16:49

    Ky sikur eshte i vetmi person qe bleu vota keto 33 vitet e anarkise dhe qe u dashka denuar sesben? Te tjeret qe blene majtas e djathtas ne te kater anet nuk ishin per burg apo sdo ngelte deputet apo bashkiak pa u denuar? Greku me siguri e di qe ne si shtet nuk jemi te rregullt 100% persa i perket drejtesise prandaj dhe ben presion. Mjere ky vend me gjithe Beleret qe blene votat

    Përgjigju
    • @A.N: 24/08/2023 18:01

      Shpresoj qè greku, tè dijè se kush èshtè vetè, po ashtu. Njè vènd i dèshtuar nga ana financiare, e ardhmja e tè cilit nè KE, èshtè ai i borxhliut tè keq dhe jo i partnerit tè barabartè, i njè vèndi me korrupsion, ku inteligjenca èshtè nè arrati, i njè vèndi konfliktual qè sillet si kundèrshtar i Turqisè, POR qè duhet ti lutet Zotit shumè, shumè, qè situata tè mos agravojè sepse ajo qè ndodhi nè Qipro,,30 herè mè keq, do ndodhte me vetè Greqinè. Çfarè do ishte EUROPA pa Greqinè? Njè komunitet edhe mè i pasur, PO.!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës