Pas shkarkimitArne Slot, Liverpooli nuk ka humbur kohë për të zgjedhur zëvendësuesin e tij. Andoni Iraola, trajneri në largim i Bournemouth, duket se do të emërohet nga të kuqtë si trajneri i tyre i ri i përhershëm, pasi në Angli tregojnë se kanë rënë dakord për kushtet.

Edhe pse arriti të fitonte titullin e Premier League në sezonin e tij të parë me Liverpoolin, Arne Slot nuk mundi t’i mbijetonte një sezoni të vështirë. Asnjë trofe në sezonin e tij të dytë, asnjë performancë e rëndësishme në Champions League dhe pas disa javësh hezitimi, bordi i “Të Kuqve” vendosi më në fund ta shkarkonte trajnerin holandez gjatë fundjavës.

Sapo Slot u shkarkua, emri i Andoni Iraolës u përshpërit në 'Anfield'. Kjo kishte kuptim, pasi trajneri spanjoll është në fund të kontratës së tij me Bournemouth, ekip të cilin e udhëhoqi drejt një vendi të gjashtë të jashtëzakonshëm këtë sezon në Premier League.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, kushtet janë rënë dakord tashmë 'në parim' dhe Iraola duket se do të emërohet së shpejti trajneri i ri i Liverpoolit.

Përveç Slot, edhe Mohamed Salah u largua nga Liverpooli dhe pritet që të largohen edhe lojtarë të tjerë kyç. Tekniku bask do të ketë shumë punë për të bërë, por do të ketë burime financiare për merkaton dhe shumë lojtarë cilësorë në grup. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për t’i rikthyer ata në krye.