Quique Setien është pasuesi i Unai Emery në stolin e Villareal. AS në Spanjë bën me dije se Setien ka qenë sot pasdite në qytet, për të nënshkruar kontratën me "Nëndetësen e Verdhë". Pas largimit të Emery në Premier League te Aston Villa, Villareal ka gjetur zëvendësuesin.
Setien do jetë pjesë e skuadrës deri në 30 qershor të vitit që vjen dhe nuk do ketë asnjë kufizim pas kësaj date. Nëse palët bien dakord atëherë kontrata do rinovohet. Prezantimi i 64 vjeçarit do bëhet nesër, në prag të ndeshjes së Conference League kundër BeerSheva. Setien në karrierën e tij ka drejtuar klube si Racing, CD Lugo, Las Palmas, Real Betis apo së fundmi edhe Barcelonën në 25 takime gjatë sezonit 2020-21.