Belinda Balluku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit publik. Një akuzë e tillë në Shqipëri ka një domethënie të qartë. Dyshime për favorizime, konflikt interesi, përfitime të mundshme nga kompani të lidhura.
Pikërisht për raste të tilla, ligji dhe praktika ndërkombëtare e llogaridhënies kërkojnë që zyrtarët me peshë të qendrojnë larg detyrës, derisa drejtësia të bëjë punën e saj.
Arsyeja është elementare: pushteti aktiv i një ministri ka një ndikim real mbi hetimin. Prandaj, pezullimi prej detyrës në raste të tilla nuk është dënim. Është një mbrojtje e procesit penal nga politika.
Rikthimi në zyrë përpara përfundimit të këtij procesi prodhon një sinjal të dyfishtë dhe të rrezikshëm. Së pari, tregon se statusi politik mund të mbajë një zyrtar në pozicion, pavarësisht nga serioziteti i akuzave. Së dyti, sugjeron se procedurat e drejtësisë mund të ndërpriten ose zbuten kur preken figurat më të larta të qeverisë.
Kjo e fundit është pasoja më e madhe, pasi është morale. Në epokën e Reformës në Drejtësi rikrijohet bindja se drejtësia është e pavarur vetëm për të dobëtit. Të fortët ose ata me mbrojtje politike gjejnë gjithmonë derën nga hyjnë dhe derën nga dalin. Ky është problemi real.
A duhet një zyrtar i lartë ekzekutiv të vazhdojë të ushtrojë funksionet e tij, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion dhe manipulim të tenderave?
Kush ka përparësi: Funksionimi i qeverisë? Apo masat parandaluese të drejtësisë penale?
Nëse ka përparësi qeveria, edhe kur ka akuza me prova kaq të forta, atëherë përse e krijuam Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme?
Do ketë një seancë plenare publike më 22 janar 2026. Vendimi i 22 janarit do ndikojë edhe këtë të 12 dhjetorit. Por për momentin Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim goxha “të gjerë” të imunitetit dhe kompetencave ekzekutive.
Nuk diskutohet vendimi i gjykatës, dakord. Por si mesazh është i gabuar. Na del se proceset gjyqësore mund të rrëshqitkan prapë si më parë, sapo politika të lëvizë kandarin./Gazeta Dita
Komente












Sipas ketij analisti drejtesia nen petkun e dyshimeve te arsyeshme kate drejte te nderhyje direkt ne vendimarjet e parlamentit apo kryeministrit.Kushtetuta ka percaktuar te drejtat e detyrimet e cdo pushteti nuk eshte kot vendosur imuniteti per parlamentaret apo drejtuesit e qeverise ndryshe zgjedhjet behen kot dhe qeverine se kush duhet te jete e cakton drejtesia.Ky kocept zoti analist eshte bollshevevik dhe si i tille as ja vlen as te diskutohet.Qeverine e cakton vota popullore e jo deshira ee prokurorve apo gjykatesve ate kerkokne vetem heqjen e imunitetit kur kane prova e jo dyshime .Sa per preteksin e prishjes se provave ky eshte argument feminor sepse duhet te shkrise gjithe strukturen e ministrite qe kjo mos ndodh
PërgjigjuAnalisti qan hallin e parave qe i vidhen popullit Vasillaqi ketu me siper i qan hallin kalorsit se mos i varen kembet. Me sa duket Vasillaqi ose nuk eshte popull ose është...