Një smarphone është bërë shkak që një adoleshent të merret peng dhe të lidhet në pyll nga një 41-vjecar. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ndërsa në kërkim është 41-në Mallakastër.

Policia e Mallakastër bën me dije se ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili mori peng një 18-vjeçar dhe e lidhi me litar në pyllin e fshatit Kalenjë, me qëllim grabitjen e celularit.

Sipas policisë së Mallakastrës, 41-vjeçari me inicialet I.L e ka lidhur me litar në pyll 18-vjecarin E.Sh dhe pasi i ka marrë aparatin celular “iphone4”, është larguar.

Pasi adoleshenti ka bërë denoncimin në polici, uniformat blu kanë shpallur në kërkim 41-vjeçarin i cili akuzohet për “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “vjedhje”.

(d.b/Shqiptarja.com)