BARCELONE- Një 11 vjeçar i lindur pa këmbë do të stërvitet nga ekipi i Barcelonës. Historia e Gabriel Muniz emocionoi drejtuesit e ekipit spanjoll të cilët i kanë ofruar vogëlushit një udhëtim drejt Spanjës për të treguar aftësitë por dhe të takojë heroin e tij Lionel Mesin.
Talenti i vogël meksikan ndonëse ka lindur pa këmbë dhe ecën me proteza prej druri është kapiten i skuadrës së futbollit në klasën e tij por dhe një nga lojtarët më të mirë të shkollës.
“Gabriel nisi të ecte para se të bënte 1 vjeç. Ne i qëndronim prapa se kishim frikë se mos rrëzohej por në asnjë moment nuk është rrëzuar”- tregon e ëma.
Kur mbërriti në akademinë e Barcelonës në Rio askush nuk e besonte, por ai provoi se mund të ecë përpara dhe të konkurojë njësoj si fëmijët e tjerë.
Gabriel në shtator do të udhëtojë drejt Barcelonës për tu stërvitur me fëmijët e tjerë të moshës së tij.
/Shqiptarja.com