UELLS- "Vajza ime e vdekur, dhe unë e marr vesh nga Facebook". Cheryl Jones, zbuloi vdekjen e së bijës nga Facebook-u i saj, ku të panjohur shkruanin RIP Karla.

Të humbësh vajzën është një dhimbje e madhe për një nënë, por të zbulosh për vdekjen e saj nëpërmjet Facebook-ut, sepse policia nuk të ka njoftuar në kohë, është akoma më absurde.

Ngjarja i ka ndodhur zonjës Cheryl Jones në Tredegar, në jug të Uellsit, e cila edhe sot nuk mundet të gjejë paqe për humbjen e së bijës si dhe për mënyrës sesi e mori vesh për vdekjes së saj.

Gruaja jetonte më pak se një milje larg shtëpisë të së bijës. Ajo mori vesh prej nipit të saj se miqtë e së bijës po postonin mesazhe ngushëllimi, "RIP Karla" në faqen e saj të Facebook-ut. E shqetësuar telefonoi menjëherë të bijën në celularë, por në vendin e saj u përgjigj një oficer policie i cili i tha se një koleg i tij do ta vizitonte menjëherë.

E tronditur, ajo priti një orë për të marrë vesh se e bija, gjithashtu mama e një vajze të vogël, kishte vdekur, para tre orësh.

"Vajza ime e vdekur, dhe unë e marr vesh nga Facebook,"- shprehet e dëshpëruar Cheryl për Daily News. "Nuk arrij ta kuptoj sesi është e mundur që miqtë e saj e morën vesh përpara meje që ime bijë kishte vdekur, kur unë, mamaja e saj, njeriu më i afërt, që për më tepër jetonte në fund të rrugës, nuk e dija. Policia duhet të më kishte njoftuar menjëherë dhe jo të më thoshte në telefon që do të kalonte dikush nga shtëpia ime.", vijon ajo.

Cheryl, ka ngritur padi kundër policëve të cilët dështuan në lajmërimin në kohë për vdekjen e së bijës.

Nga ana tjetër, sipas versionit të agjentëve, vetëm tre orë në vonë kishin mundur të identifikonin prindin më të afërt të vajzës, në mënyrë që ti jepnin lajmin e hidhur për vdekjen e saj.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)