SHKODER - Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi efektivët gjetën 3 thasë me lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në makinën që ai drejtonte.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se automjetit tip "Mitsubishi" me targë AA 193 NL, që drejtohej nga K.Q, 30 vjeç, i është dhënë sinjal për të ndaluar në lagjen "Skënderbeg" Shkodër, por shoferi nuk i është bindur urdhrit, duke vazhduar lëvizjen.
Gjatë ndjekjes nga policia, 30-vjeçari ka braktisur mjetin, duke u larguar me shpejtësi. Nga kontrolli dhe këqyrja që i bwri makinws, policia gjeti 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia arrestoi pronarin e automjetit, Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i 30-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 të Kodit Penal.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com