E nisën nga zero, sot gëzojnë frytet e punës! Nardi dhe Adelina rrëfehen në ‘Një nga ne’: Si na ndryshoi jeta nga rosat

Ata kanë ditur si të ndërthurin pasionin me shpirtin sipërmarrës. Adelina dhe Nardi Koleci merren prej 6 vitesh me mbarështimin e rosave, një iniciativë e veçantë dhe premtuese.

Fillimet në këtë punë, nëna e 3 fëmijëve i kujton si të vështira. Përpos kënaqësisë dhe qetësisë që të falë angazhimi me rosat, përballesh me orare të paparashikuara dhe problematika nëse nuk tregohesh vigjilent dhe ndonjë proces pune neglizhohet.

“Aktualisht kemi 1300 rosa. Ja kemi arritur me shumë punë, mund dhe sakrificë së bashku. Jemi munduar të rikuperojmë kohën me orare të zgjatura, me zgjime herët në mëngjes, por në fund ja kemi dalë të dy”, rrëfen Adelina.

Nardi është rritur me shpendët, ndaj përshtatja ka qenë më e lehtë. Me durim dhe përkushtim ka arritur të sigurojë mirëqënien e tyre, çka përkthehet në rritje të cilësisë së produktit që tregtojnë.

“Rosat nuk kanë nevojë për vaksina dhe për ilaçe. Ato duan vetëm ujë. Shpresoj që brenda  2-3 vjetesh ta fokusoj punën vetëm me to.

Është mish i pastër. Fillimisht e konsumojmë vet para se ta nxjerrim në treg. Po nuk pati ujë të bollshëm nuk i konsumohet mishi. Klientela e rosave është shumë e kënaqur me mua. Tek 80% e kam kapur atë që kam dashur me arrit dhe kam dalë shumë i kënaqur me to. Sakrificë e madhe është, lodhje e madhe është të bësh gjithë këtë punë, por në fund të kënaqet syri dhe ikën lodhja që ke”, tregon Nardi lidhur me eksperiencën e tij në Fishtë të Lezhës.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike