E njohim si ‘Big Mama’, por njihuni
me historinë e trishtë pas këtij emri

E njohim si ‘Big Mama’, por njihuni<br />me historinë e trishtë pas këtij emri<br>
U prezantua me emrin Big Mama, e tashmë kështu e njohim të gjithë. Të gjithë e lidhim këtë emër ndoshta me peshën e këngëtares kur është shfaqur në fillim, por shumë pak e dinë historinë e trishtë të tij.

E ftuar sot tek “Rudina” e Rudina Magjistarit, këngëtarja nga Tetova, Besjana Kasami, ka treguar se këtë pseudonim ja ka vënë një shok i saj i cili, për fat të keq nuk jeton më.

“Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18 vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh.

Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishtë i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, tha Besiana.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool