Një 60-vjeçar është aksidentuar nga treni mëngjesin e kësaj të diele në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, në lagjen Nr.4, kur B.K, rreth 60 vjeç me banim në Spitallë, është përplasur nga lokomotiva.

I moshuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. 

Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje mashinistin e lokomotivës S.S.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com