E pabesueshme/Ky është emigranti
i vetëm që kërkon të ikë nga Anglia

E pabesueshme/Ky është emigranti<br />i vetëm që kërkon të ikë nga Anglia
Ky mund të jetë rasti i vetëm që një emigrant dëshiron të largohet nga Britania e Madhe, aty ku shumëkush dëshiron të shkojë. 

Një mjek, kirurg-plastik, nga Siria kërkon të largohet nga vendi ishullor dhe të kthehet në Aleppon e shkatërruar nga lufta, pasi ai nuk mund të ushtrojë profesionin e tij.

Ai u arrestua në një qendër të emigraconit për prishje të qetësisë publike pasi u bënte thirrje emigrantëve të tjerë të ktheheshin në Siri, pasi atje sipas tij është më mirë.

Dr. Abdulkader Majed Al-Zuebi u mbajt me gjashtë oficerë në një furgon policie jashtë zyrës së emigracionit në Lunar House, Croydon, Londër e Jugut.

Dr. Al-Zuebi nuk mund të punojë në Britani për shkak se ka fituar të drejtën për azil. E në pamundësi për të siguruar të ardhura, mjeku thotë se është detyruar të shesë edhe orën e tij të dorës Rolex për 3000 paund në mënyrë që të paguajë faturat e hotelit me pesë yje ku qëndronte.

Ai pretendon se fitonte 6000 paund në muaj në Siri, ndërsa tha se zyrtarët kanë refuzuar t’i japin pasaportën e tij gjermane më të cilën mbërriti në Londër me 8 tetor.

Një orë para arrestimit të tij, Dr. Al-Zuebi, i cili pretendon të jetë i fejuar në Britani, tha se do të flejë jashtë zyrës së emigracionit derisa ta deportojnë. “Unë nuk i kam dokumentet e mia. Mi morën ku erdha”, ka deklaruar ai. 

Ndërkohë, qyteti i vjetër sirian, Aleppo vijon të jetë objektiv i sulmeve ruse nga ajri të cilat mbështesin forcat qeveritare të Presidentit Assad dhe rebelëve që kontrollojnë pjesën lindore të qytetit. 

[gallery]19232[/gallery]

aleppo
(Aleppo, qyteti sirian ku dëshiron të rikthehet Dr. Abdulkader Majed Al-Zuebi​)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor