Mund të duket si rrufe në qiell të hapur për të gjithë tifozët e Kroacisë, por Mario Manxhukiç nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses kroate. Duket se ai e ka marrë këtë vendim që pas përfundimit të kampionatit Botëror. Sulmuesi ishte titullar i paprekshëm dhe një nga lojtarët më në formë të ekipit.
Kjo e Manxhukiç është tërheqja e dytë, që pas larigmit të Vedran Çorluka
Në njoftimin e bërë publik nga Federata Kroate e Futbollit, shpjegohet se Manxhukiç ka marrë këtë vendim që t’u japë hapësirë më të rinjve, duke u larguar prej përfaqësueses në moshën 32-vjeçare. Lojtari i Juventusit largohet nga kombëtarja pas 89 ndeshjeve e ku ka shënuar 33 gola.