Fitorja e mandatit të tretë dhe stërvitja e madhe e NATO-s, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri me Ramën! E para pas zgjedhjeve të 25 prillit
Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën.
Redaksia 29 Prill 2021, 09:54 | Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:09
Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se arsyet e takimit janë zgjedhjet parlamentare, Kim e ka uruar përballë z. Rama për fitoren, por edhe stërvitja 'Defender 2021'.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë shumë aktive për mbarëvajtjen sa më të qetë dhe demokratike të zgjedhjeve të 25 prillit. Për gjatë gjithë ditës së diel diplomatja amerikane, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka qenë në terren si monitoruese në qendra të ndryshme votimi në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Yuri Kim nënvizoi se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje. Pas përfundimit të votimit, Yuri Kim monitoroi po ashtu edhe disa qendra numërimi, kryesisht në kryeqytet, të cilët i inkurajoj dhe përgëzoj për angazhimin e tyre.
Një ditë më parë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, tha se fushata e opozitës ishte e fortë që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë, teksa përgëzoi për fitoren kryeministrin Edi Rama.
Sakaq në vendin me datë 26 prill më shumë se 800 trupa amerikane kanë mbërritur në kuadër të stërvitjes më të madhe amerikane në Ballkanin Perëndimor "Defender 2021" që zhvillohet në Shqipëri. Report Tv më herët ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë
Nominimi e emerimi i Zonjes Kim si Ambasadore e SHBA ne Shqiperi, po provohet qe ka qene nje bekim per vendin tone! Nje grua e imet, por nje diplomate e nivelit me te larte e vendit me mik per ne me planet!
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.2%
Vendos filtra
16.7%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8147
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Nominimi e emerimi i Zonjes Kim si Ambasadore e SHBA ne Shqiperi, po provohet qe ka qene nje bekim per vendin tone! Nje grua e imet, por nje diplomate e nivelit me te larte e vendit me mik per ne me planet!
Përgjigju