Kategoria e Parë e futbollit në vend luan këtë të shtunë ndeshjet e para për vitin 2023, ndërsa menjëherë Flamurtari do ketë një përballje të vështirë në Fier kundër Apolonisë. Vlonjatët pas 12 javësh kampionat janë në vendin e dytë me 22 pikë, 2 më pak se Dinamo kryesuese dhe për rrjedhojë në transfertë kanë objektiv vetëm 3 pikët.
“Objektivat nuk do të ndryshojmë sepse Flamurtari është më i fortë se vitin e kaluar. Rezultatin për sfidën me Apoloninë do ta përcaktojë fusha, por dua të them me siguri që Flamurtari sezonin e ardhshëm do rikthehet në Superligë. Sa i takon blerjeve të reja janë stërvitur me grupin, por nuk janë ende në formën më të mirë,”-u shpreh Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.
Sakaq po në orën 13:00 Dinamo e vendit të parë do të presë Luzin në ‘Selman Stërmasi’.
Ndërkohë të dielën nis java e 19 e Superligës, me Kastiotin e vendit të parafundit që udhëton në transfertë për t’u përballur me Bylisin e vendit të tetë. Rezultati në këtë sfidë përcakton shumë për vendet e fundit në renditje.
“Luajmë ndaj një kundërshtari direkt dhe duhet të vendosim pak në dukje shpirtin e garës. Me përqëndrimin e duhur besoj se do shkojë mirë në Ballsh,”-tha Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.
Sfida tjetër e së dielës do jetë në Kukës Arena mes verilindorëve dhe Tiranës kryesuese.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53.2%
-
Frikë se humbin
37.7%
-
Arsye të tjera
9.1%
Vota total: 308
Lajme të tjera
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Flamurtari prezanton trajnerin, Diego Longo flet si 'lab': Ai që ka presion mos marrë pjesë
24 Mars, 11:28
-
Flamurtari shekullor, vlonjatët zgjedhin trajnerin e ri! Italiani 'zbarkon' sot në Vlorë
23 Mars, 09:33
-
Humbja me Dinamon, Troisi dorëhiqet nga Flamurtari! Diego Longo shihet në Vlorë
21 Mars, 12:34
-
Revoltë në Vlorë ndaj arbitrit, sherr dhe shishe në fushë! Drejtori i Dinamos për Report Tv: Troisi nxiti turmën! Duheshin masa shtesë
21 Mars, 09:10
-
VIDEO/ Tensione pa fund në Vlorë, tifozët e Flamurtarit rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit Cjapi
20 Mars, 20:12
-
Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)
20 Mars, 19:16
-
Një gol dhe karton i kuq, Apolonia mund Orikun mes tensionit (VIDEO)
20 Mars, 16:12
-
GOLAT/ Partizani 'poker' Kastriotit në shtëpi, të kuqtë marrin vendin e parë në Superligë
19 Mars, 18:02
-
'Kemi probleme me dy futbollistë', Colella para Kastriotit: Skuadër e vështirë, për Tiranën mendoj në derbi
18 Mars, 17:35
-
Kategoria e Parë/ Ndalet Skënderbeu kryesues, Korabi dhe Tomori bëjnë detyrën! Flamurtari kërkon vendin e parë
18 Mars, 15:25
-
Flamurtari në finalen e Ligës Unike, mposht Prishtinën! Trajneria Hasanaj: Bëjmë të pamundurën kundër Partizanit
16 Mars, 11:27