Rreth 35 % të punonjësve janë larguar me vullnetin e tyre gjatë 3 viteve të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizimit. Largimet masive reflektohen në këtë relacion që ka dërguar në Kuvend, deputeti socialist Klevis Xhoxhi, i cili kërkon ndryshimin e ligjit për t’i dhënë zgjidhjes së krizës së burimeve njerëzore. Në relacion thuhet se punonjësit janë larguar për shkak të pagës së ulët.
Në këto rrethana, propozohet ndryshimi i ligjit të vitit 2008 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke i hapur rrugë rritjes së pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, e cila do të quhet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Paga e punonjësve të Agjencisë do të përbëhet nga paga bazë, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për vështirësi punë. Paga bazë do të përcaktohet me vendim qeverie.
Ndërkaq, nisma ligjore parashikon që paga bazë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare do të jetë e barabartë me pagën bruto të drejtorit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Baga e drejtorit të BKH-së, sipas ligjit, është e është e barabartë me pagën bruto fillestare të prokurorit pranë SPAK-ut, e cila është rreth 2500 euro. Përpos rritjes së pagave, parashikohet që Agjencia e Inteligjencës Financiare do të organizojë dhe kryejë prokurime, si dhe do të lidhë kontrata sistemet kompjuterike, mirëmbajtjen e tyre, përfshirë dhe ato të klasifikuara sekret.
Parashikohet si kompetencë e re hetimi i rasteve të këmbimit të kriptomonedhave në volutë klasike dhe anasjelltas, si dhe këmbimi mes valutave të ndryshme, përmes gjurmimit të IP-vë ku bëhen këmbimet. Kështu është vendosur shtimi i një neni të ri (22/2), ku Agjencia e Inteligjencës Financiare ka akses fushën e komunikimeve elektronike, ku mund të kërkojë informacion, të dhëna dhe dokumente të plota nga operatorët që lidhet me identifikimin e klientëve apo abonentëve, mbi pikat fundore të rrjetit të shërbimit të aksesit në internet. Operatorët iu përgjigjen kërkesave të Agjencisë pa zvarritje, brenda 10 ditëve, dhe në raste urgjente brenda një afati më të shkurtër.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor 2024, 19:39
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor 2024, 14:29
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 09:22
-
‘Comedian’, banania e ngjitur në mur shitet 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York
21 Nëntor 2024, 15:30
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor 2024, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor 2024, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor 2024, 10:00
-
'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash
15 Nëntor 2024, 12:08
Vendosni Josifin ne krye te Kiu Fiut dhe e rregullin ai punen e pastrimit te parave.
PërgjigjuE ndriti SPAK qe po marin rroga kaq te larta dhe do ta ndrisin dhe keta.
Përgjigju