E pazakontë/ 35 % të punonjësve braktisin Drejtorinë kundër Pastrimit të Parave, propozohet rritja e pagave dhe hetimi i kriptomonedhave si kompetencë e re

E pazakontë/ 35 % të punonjësve braktisin Drejtorinë kundër Pastrimit të Parave, propozohet rritja e pagave dhe hetimi i kriptomonedhave si kompetencë e re

Foto ilustruese

Rreth 35 % të punonjësve janë larguar me vullnetin e tyre gjatë 3 viteve të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizimit. Largimet masive reflektohen në këtë relacion që ka dërguar në Kuvend, deputeti socialist Klevis Xhoxhi, i cili kërkon ndryshimin e ligjit për t’i dhënë zgjidhjes së krizës së burimeve njerëzore. Në relacion thuhet se punonjësit janë larguar për shkak të pagës së ulët.

Në këto rrethana, propozohet ndryshimi i ligjit të vitit 2008 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke i hapur rrugë rritjes së pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, e cila do të quhet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Paga e punonjësve të Agjencisë do të përbëhet nga paga bazë, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për vështirësi punë. Paga bazë do të përcaktohet me vendim qeverie.

Ndërkaq, nisma ligjore parashikon që paga bazë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare do të jetë e barabartë me pagën bruto të drejtorit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Baga e drejtorit të BKH-së, sipas ligjit, është e është e barabartë me pagën  bruto fillestare të prokurorit pranë SPAK-ut, e cila është rreth 2500 euro. Përpos rritjes së pagave, parashikohet që Agjencia e Inteligjencës Financiare do të organizojë dhe kryejë prokurime, si dhe do të lidhë kontrata sistemet kompjuterike, mirëmbajtjen e tyre, përfshirë dhe ato të klasifikuara sekret.

Parashikohet si kompetencë e re hetimi i rasteve të këmbimit të kriptomonedhave në volutë klasike dhe anasjelltas, si dhe këmbimi mes valutave të ndryshme, përmes gjurmimit të IP-vë ku bëhen këmbimet. Kështu është vendosur shtimi i një neni të ri (22/2), ku Agjencia e Inteligjencës Financiare ka akses fushën e komunikimeve elektronike, ku mund të kërkojë informacion, të dhëna dhe dokumente të plota nga operatorët që lidhet me identifikimin e klientëve apo abonentëve, mbi pikat fundore të rrjetit të shërbimit të aksesit në internet. Operatorët iu përgjigjen kërkesave të Agjencisë pa zvarritje, brenda 10 ditëve, dhe në raste urgjente brenda një afati më të shkurtër.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 07/12/2022 14:36

    Vendosni Josifin ne krye te Kiu Fiut dhe e rregullin ai punen e pastrimit te parave.

    Përgjigju
  • hektor: 07/12/2022 12:41

    E ndriti SPAK qe po marin rroga kaq te larta dhe do ta ndrisin dhe keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja