Një pamje e pazakontë është regjistruar në një nga rrugët e kryeqytetit, ku një qytetarë i fshihet makinës së policisë, e cila kishte dalë në terren për të monitoruar urdhrin që ndalon qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Nuk dihet ekzaktësisht data kur është filmuar video, por shihet që qytetari mban jelek fosforeshent, me shumë gjasa është punëtor. Ai zvarritet në tokë, pas një makine që patrulla e policisë aty pranë të mos e pikasë.
Nuk dihen motivet se përse ka bërë këtë veprim qytetarit, i cili mesa duket është në momente pune në ato momente, por duket se as nuk është ndërgjegjësuar që kjo gjë nuk bëhet për policinë apo qeverinë, por për shëndetin e tij dhe të familjarëve.
Lajmi kryesor:
VËZHGIMI/ Shqipëria në izolim total kundër COVID-19/ Tirana si shkretëtirë! Gjobiten 78 qytetarë dhe 2 biznese që thyen karantinën, një i arrestuar
Në Gjirokastër policia po kontrollon situatën nga ajri me dron nëse qytetarët po e zbatojnë urdhrin për të qëndruar në karantinë në shtëpi. Pasditen e sotme, dy të rinj për t'i shpëtuar patrullës së policisë në rrugë ia mbathën me vrap nëpër rrugicat e qytetit, por nuk i bënë llogaritë mirë, pasi harruan dronin mbi kokat e tyre, që i ndoqi këmba këmbës deri në momentin që dy këmbësorët u fshehën në një shkëmb.
Rastet kur qytetarët kanë thyer karantinën kanë qenë sporadike, 78 janë kapur nga policia, por disa kanë arritur të shpëtojnë, si në rastin e një të riu nga Lezha. I riu po lëvizte në rrugën e 'Shtrausit' në Lezhë sot rreth orës 16:30, kur i është fshehur policisë në një nga muret e një pallati. Report Tv sjell pamjet, kur frika ndëshkimit e ka detyruar qytetarin të qëndrojë pas murit, teksa dy makina policie po patrullonin në rrugë, duke monitoruar situatën për zbatimin e urdhrit që kufizon lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve. Sapo makinat e policisë kaluan, qytetari doli sërish në rrugë për të shkuar në destinacionin ku ishte nisur. Qyteti i Lezhës është i boshatisur që prej orës 13:00 të së shtunës dhe qytetarët që nuk e kanë zbatuar urdhrin kanë qenë të paktë.