Policia italiane ka arrestuar në Asti një shqiptar, pasi akuzohet se ka vjedhur një ton lajthi.
 
Shqiptari u arrestua gjatë transportit të lajthive në makinën e tij tip Audi A4, teksa e kishte fshehur në 15 çanta.
 
Lajthitë ishin vjedhur në banesën e një fermeri, ndërsa shqiptari fillimisht ka këmbëngulur se ishte tregtar, por pas hetimeve dhe denoncimit doli e vërteta dhe malli iu rikthye italianit.



d.b/shqiptarja.com