VIDEO/ E pazakontë, tavani i avionit rrjedh ujë gjatë fluturimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion, gjatë fluturimit nga Londra për në Amritsa të Indisë.

Në një video të bërë virale, duket se si tavani i kabinës së avionit është çarë dhe rrjedh ujë.

Uji i cili rrjedh në masë, nuk ndalet për një kohë relativisht të gjatë, duke u kthyer ne shqetësim dhe pasiguri për pasagjerët aty.

Air India, përmes një deklarate shprehu keqardhjen për shqetësimin e pasagjerëve dhe u zotua për mos përsëritje të rastit.

"Disa nga të ftuarit tanë të ulur në sediljet e prekura nga uji, u zhvendosën menjëherë në vende të tjera të lira dhe, duke pasur parasysh rrethanat, ekuipazhi i kabinës bëri çdo përpjekje për t'i bërë mysafirët të ndihen rehat. Air India është e përkushtuar për sigurinë dhe komoditetin e mysafirëve në bord dhe na vjen keq për këtë ngjarje”,- thuhej në deklaratë.

 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn