Elda Hoti spërkat me lëng deputetët: Ishte parfum! Ministri: Tentativë për zjarrëvënie! Policia sekuestron 4 shishe të vogla (VIDEO)

TIRANË- Një lëndë e lëngshme e hedhur nga deputetja demokrate në sallën e Kuvendit nxiti debate mes opozitës dhe mazhorancës. Duke vijuar me skenarin e kaosit, Hoti u kap nga kamerat në sallë teksa hodhi një material të lëngshëm, për të cilin pretendon se ishte aromatizues.

Dy javë më parë, Elda Hoti u fit në Kuvend me benzinë në çantë, përmes së cilës deputetët e opozitës dogjën karriget. E nisur nga ky skenar i mëparshëm, mazhoranca hodhi sërish dyshime se edhe kësaj radhe Hoti mund të kishte pasur me vete lëndë djegëse.

"Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve", tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Por vetë deputetja demokrate tha për mediat se ishte thjesht një armomatizues dhe jo një lëndë që mund t’iu rrezikonte jetën deputetëve.

"Ajo çfarë hodha në parlament, nuk ishte asgjë që mund t’i rrezikohej jeta deputeteve, ishte një aromatizues. Ta verifikojë prokuroria dhe SPAK, ku do të na dërgoi. Se bëri edhe kërcënim. Unë si trembem SPAK e askujt, se kemi një mision", tha Hoti për mediat.

Të gjitha deputetet që nuk ishin të përjashtuara, iu nënshtruan kontrollit të çantave nga Grada, por duket se Hoti u shpëtoi.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha në Kuvend se kjo ishte një tentativë për zjarrëvënie dhe tha se do të bëjnë kallëzim penal në prokurori.

“Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë", tha Hoxha.

Madje, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dha edhe 10 minuta pushim gjatë seancës, duke thënë se duhej verifikuar lënda që hodhi Hoti pasi vinte era benzinë.

Ndërkohë, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Policia ka sekuestruar 4 shishe të vogla në sallën e Kuvendit. Pritet që lënda të ekzaminohet për të përcaktuar nëse ishte një aromatizues siç e thotë deputetja e PD, apo lëndë djegëse siç pretendoi PS.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti

 

Deputetja e PD Elda Hoti, hodhi sot në Kuvend një material të lëngshëm drejt deputetëve.

Ndërkohë, ministrat e PS kanë marr shishen dhe i kanë erë nëse është parfum apo benzinë.

Policia shkencore hyri në mjediset e Kuvendit për të marrë mostrat e lëndës që hodhi Hoti.

Ora 13:08
Elda Hoti pretendon se hodhi aromatizues drejt deputetëve, Policia merr mostrat e lëndës për ekzaminim

1729153357_eldahoti.jpg

Foto: Elda Hoti

Pasi Elda Hoti hodhi një material të lëngshëm drejt deputetëve, Policia shkencore ka hyrë në mjedisët e Kuvendit për të marrë mostrat e lëndës që hodhi Hoti.

Ndërkohë deputetja pretendon se lënda ishte një aromatizues.

Pas marrjes së mostrave do të zbulohet nëse qëndron apo jo pretendimi i Hotit.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti