E quajti lojtar pa b****, Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak

E quajti lojtar pa b****, Kosova i përgjigjet  Panuçit: E kemi larë historinë me gjak

Trajneri i kombëtares shqiptare Panuçi

Refuzimi i Shqipërisë nga Edon Zhegrova bëri që trajneri Panuçi të shpërthente në konferencën për shtyp gjatë së hënës në ambientet e FSHF-së, mirëpo, kjo deklaratë dhënë përpara mediave në transmetim direkt, është përcjellë me shqetësim në kampin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, i tërheq vëmendjen trajnerit kuqezi për të mos përsëritur të tillë rast, si dhe për t’i treguar që Kosova tashmë është realitet i ri, mbështetur edhe nga statuti dhe rregulloret e FIFA-s. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, iu drejtua në konferencë direkte përpara mediave Zhegrovës se “nuk ka b…”, pasi ka zgjedhur Kosovën. Si e komentoni këtë deklaratë publike?

Së pari, më duhet të them se ai është i ri për të kuptuar se si janë raportet e reja që janë krijuar. Ai nuk e di që futbolli në Kosovë është sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s. Madje, ne e kemi fituar me gjak këtë të drejtë për të qenë pjesë e këtyre organizmave, së bashku me FSHF-në, me të cilën kemi raporte të shkëlqyera. Në të shkuarën, lojtarët tanë, që kanë luajtur me Shqipërinë, kanë dhënë më të mirën dhe kanë pasur detyrimin moral dhe kombëtar. Tashmë, për asnjë lojtar të Kosovës nuk mund të pretendohet që do më shumë Shqipërinë sesa Kosovën. Tani është detyrim kombëtar. Kosova tashmë është një realitet i ri.

Shqipëria e ka rrugën e vet. Gjithashtu, zoti Panuçi duhet të kuptojë se lojtari ka lindur në Kosovë, çfarë lidhje ka me Kosovën, e për pasojë duhet të kontribuojë për Kosovën. Në aspektin e Kombëtares, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë përpos faktit që të dyja kanë marrëdhënie shumë të mira. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, ekipit me të cilin do të luajë, në bazë edhe të rregulloreve dhe statutit të FIFA-s nuk e lidh asgjë me Shqipërinë. Unë i sugjeroj Panuçit që të mos dalë nga kornizat dhe detyrat e veta që ka. I them edhe një herë që është shumë i ri për të kuptuar raportet që janë krijuar./ Panorama Sport

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 26/03/2018 03:28

    Eh Po kur Beni dhe ju te fortin nuk arrij ta besoj te flisni keshtu per Shqiperine?! Por harruat shpejt se ju mbajtem ne shtepi me buke dhe veshje dhe para dhe ju shpetuam *ythen e qelbur qe e shisni per nje lek me te huajt. Po ja keshtu eshte nje fjale e urte popullire ben nder te gjesh qeder ne se e kuptoni kete ne fakt . Po Shqiperia po ju mbron krahet kudo ku jeni dhe po ben lobizem per ju ore mosmirenjihesa. Kini kujdes se sdo e bejme me gabimin qe beme para disa viteve pastaj nga do shkoni. Hajt se ketu do jemi dhe do e shohim realitetin e ri.

    Përgjigju
  • Arben Tetova: 25/03/2018 14:01

    Eu! Trimat pa brekë kërcënojnë Panuccin dhe zhveshin brekët përpara serbëve dhe malazezëve. Si kurva ngritën dorën për të shitur territorin, e na qenka prek nga fjala e Panuccin.

    Përgjigju
  • Andi: 25/03/2018 13:21

    Aman kjo kosova vetem per nacionalizem flet madje perpara ndeshjes me francen shkuan e u luten futbollistet ne xhami aman fe e nacionalizem i tepruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën