E reja humbi jetën në spital se nuk u mjekua, pezullohet mjekja e Urgjencës në Fier

E reja humbi jetën në spital se nuk u mjekua, pezullohet mjekja e Urgjencës në Fier

Spitali i Fierit

Është pezulluar nga detyra mjekja e Urgjencës në Spitalin e Fierit, Ina Ruzhdija, e cila akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Mjekja Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët e saj insistuan për mjekim, për shkak se ajo kishte temperaturë të ulët, por mjekja nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore, duke thënë se gjendja e saj ishte gripale dhe duke ju kërkuar familjarëve ta çonin në shtëpi. Por, gjendja e 21-vjeçares është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Njoftimi i plotë i gjykatës:
Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 gërma “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdija, me detyrë Mjeke Urgjence në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm” të parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 vjeç, banuese në fshatin Mujalli, Fier.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetsore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetesore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali. Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Humb jetën në spital 21 vjeçarja nga Fieri/Gjyshi: Kërkojmë drejtësi, të ndëshkohen përgjegjësit

Pilo Gjeka, gjyshi i 21 vjeçares nga Fieri që ndërroi jetë në spital fajëson spitalin për vdekjen e saj.

Gjyshi i Xhuljeta Gjekës, nga fshati Mujalli i Fierit ka kërkuar drejtësi deri në fund për përgjegjësit e mbesës, pasi mbesa e tij ndërroi jetë si shkak i pakujdesisë dhe mos gadishmërisë për të mos i dhënë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Gjykata ka pezulluar mjeken Ina Ruzhdija, e cila akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Mjekja Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

21 vjeçarja Xhuljeta ndërroi jetë me 12 shkurt pasi është përcjellë nga mjekja e urgjencës në Spitalin Rajonal të Fierit duke i dhënë që nuk ka asgjë, dhe pas disa orësh pasi është dërguar në shtëpi ka ndërruar jetë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë