Pilo Gjeka, gjyshi i 21 vjeçares nga Fieri që ndërroi jetë në spital fajëson spitalin për vdekjen e saj.
Gjyshi i Xhuljeta Gjekës, nga fshati Mujalli i Fierit ka kërkuar drejtësi deri në fund për përgjegjësit e mbesës, pasi mbesa e tij ndërroi jetë si shkak i pakujdesisë dhe mos gadishmërisë për të mos i dhënë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Gjykata ka pezulluar mjeken Ina Ruzhdija, e cila akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Mjekja Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
21 vjeçarja Xhuljeta ndërroi jetë me 12 shkurt pasi është përcjellë nga mjekja e urgjencës në Spitalin Rajonal të Fierit duke i dhënë që nuk ka asgjë, dhe pas disa orësh pasi është dërguar në shtëpi ka ndërruar jetë.
Lajmi kryesor: