E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë u shënua sot pasdite në fshatin Gjonçaj në Fier.

Një 56 vjeçare humbi jetën pasi u zu poshtë nga porta e hekurit e banesës së saj.

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej  hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, informoi policia e Fierit mbrëmjen e sotme.

 

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Berisha del bllof, ngatërron shqiptarët me tifozët gjermanë

Berisha del bllof, ngatërron shqiptarët me tifozët gjermanë