GjirokastërNjë 15-vjeçar që kishte shkuar me shokët për tu larë në pishinë, fatkeqësisht ka humbur jetën, në fshatin Makullorë të Gjirokastrës. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është infarkti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në kompleksin “Glow” në pronësi të Ermal Kokos, bashkëshortit të nënkryetares së bashkisë.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Pas ngjarjes është arrestuar pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se arrestimi i tij është bërë me urdhër të firmosur nga prokurorja e çështjes, Nertila Myftaraj, i cili është egzekutuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Pronari i pishinës është arrestuar në flagrance nga oficeri i Policise Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme.

Arber Peçi kishte shkuar me shokët për t’u larë në pishinë dhe pas kontaktin me temperaturën e ujit, nuk është ndjerë mirë, duke mbetur në fund të pishinës.

Infarkti dyshohet se është shkaku i vdekjes se adoleshentit, megjithatë pritet dhe raporti mjeko-ligjor. Mësohet se pasi kishte shfaqur probleme në ujë, ai kishte bërë me shënjë për të kërkuar ndihmë, por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tij.

Mësohet se hetimet kanë nisur edhe ndaj subjektit me pishina, për përmbushjen e kushteve për funksionimin e saj dhe sigurinë e qytetarëve, me instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet pronari, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Është arrestuar pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Arrestimi i tij erdhi pas mbytjes së një 15-vjeçari ditën e sotme në pishinën në pronësi të tij.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se arrestimi i tij është bërë me urdhër të firmosur nga prokurorja e çështjes, Nertila Myftaraj, i cili është egzekutuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Pronari i pishinës është arrestuar në flagrance nga oficeri i Policise Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme.

15-vjeçari Arber Peçi kishte shkuar me shokët për t’u larë në pishinë dhe pas kontaktit me temperaturën e ujit, nuk është ndjerë mirë, duke mbetur në fund të pishinës. Infarkti dyshohet se është shkaku i vdekjes se adoleshentit, megjithatë pritet dhe raporti mjeko-ligjor.

I mituri shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë. Pas pak sekondash, Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ndërroi jetë. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin dhe më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila mbërriti në vendngjarje.

Mësohet se pas ngjarjes, nisën hetimet edhe ndaj subjektit me pishina, për mos-përmbushjen e kushteve për funksionimin e saj dhe sigurinë e qytetarëve, me instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku.

Deri tani raportohet se janë shoqëruar në Polici edhe shtatë persona të tjerë, prej të cilëve dy shokët e të ndjerit dhe anëtarë të personelit të pishinës.

Ora 20:25
Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë

1781116034_gfcjukk.JPG

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private 'Glow'.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se adoleshenti ka bërë me shenjë për t’a nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet prej burimeve nga grupi hetimor se Arbër Peçi, ishte nisur për në pishinën “GLOW” në pronësi zyrtare të bashkëshortit të nënkryetarës së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, në orën 09:30. Ai shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë. Nuk ka qëndruar as 4 sekonda në ujë, teksa Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ndërroi jetë. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin dhe më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Version i deritashëm zyrtar, është se 15 vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin e ftohtë. Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Derimë tani janë shoqëruar në Polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit dhe anëtarë të personelit të pishinës. Nga ekstrakti i historikut pranë QKB, rezulton se subjekti “GLOW shpk” me ortak të vetëm burrin e Artiste Kokos, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, ka qenë i pezulluar qysh prej vitit 2015 e deri në vitin 2019.