E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital

E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital

Karabinierët italianë, në vendin ku ndodhi plagosja

Milano- Një 18-vjeçar vendas ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në pjesën e qafës dhe ndodhet në spitalin e Niguardës, teksa lufton me vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë (5 Tetor), në Novate Milanese (Milano) dhe policia ka ndërhyrë në vendngjarje. Policia italiane njoftoi se arrestoi një 45-vjeçar shqiptar të dyshuar, i cili rezulton se ka plagosur djalin e partneres së tij pas konfliktit.

Sipas një dinamike paraprake të ndërtuar nga hetuesit, gjithçka ndodhi në kulmin e një debati në rrugë, por motivi mbetet ende i panjohur zyrtarisht, edhe pse besohet të jetë xhelozia e të plagosurit, për lidhjen e shqiptarit me nënën e tij, ose ndoshta dhuna që ai ushtronte ndaj saj.

Karabinierët konfirmuan arrestimin e autorit disa orë më pas, i akuzuar për tentativën e vrasjes së djalit 18-vjeçar të partneres së tij, por nuk e identifikuan publikisht. Ai do akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, “marrje e sendeve të vjedhura” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën një gëzhojë dhe brenda shtëpisë, armën e krimit, një pistoletë e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo (Modena) dhe 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër, të gjitha të sekuestruara, shkruan “Ilmessaggero”.

Viktima është transportuar me kodin e kuq në spitalin Niguarda në Milano, ku ndodhet ende në një prognozë të rezervuar dhe në rrezik serioz për jetën. Më pas i arrestuari do të dërgohet në burgun e Milan San Vittore, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për masë sigurie, hetim dhe proces gjyqësor.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar