Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme

TIRANË- Qytetarët po vijojnë të përballen prej kohësh me një trafik të rënduar sidomos në Tiranë, që është kthyer në një shqetësim të madh. Pothuajse e pamundur të ‘çash’ rrugët, që sipas ekspertit rrugor Artur Sulçe është një problematikë që e shoqëron kryeqytetin prej vitesh, por bëhet edhe më e rënduar në fluksi e festave . Në një intervistë për Report Tv, eksperti analizon situatën dhe sugjeron disa zgjidhje për përmirësimin e trafikut urban.

“Në vendin tonë në dhjetor kur afrohen Krishtlindjet që vijnë shumë bashkatdhetarë, trafiku pothuajse fillon dhe rëndohet. Po të shohim faktin që nga 2013 kanë ik njerëz, por ne përsëri shohim trafik të parregulluar”, thotë ai.

Pika e parë të cilën e ngre si një shqetësim është fakti se nuk janë bërë si duhet matje të trafikut. Sulçe thekson se duhet studim i mirëfilltë i fluksit rrugore, që më pas do të sillte edhe në zgjidhje konkrete për menaxhimin e trafikut. Ai thotë se një ndër arsyet kryesore të këtij problemi është mosfunksionimi i plotë i transportit publik dhe mungesa e infrastrukturës për parkim.

Një nga zgjidhjet që Sulçe propozon është krijimi i linjave të dedikuara për autobusët, veçanërisht për të përshkruar e Unazën e Vogël. Sipas tij, jashtë perimetrit të Unazës së Vogël duhet të ngrihen pika parkimi, në mënyrë që qytetarët të lënë mjetet dhe të udhëtojnë me urban. Kjo sipas tij do të ulte numrin e mjeteve në rrugë.

“Kemi thënë për unazën që të bëheshin linja të dedikuara autobusi dhe të ishte me parametra të mira. Shumë nga njerëzit do i linin mjetet e tyre. Por, duke qenë një transport që nuk plotëson kërkesa imediate në të kuptuarit e fjalës kohë, kjo sjell që të gjithë qytetarët kryesisht në Tiranë, të marrin mjetet për të shkuar në punë. Të gjenden metoda që të lehtësohet transporti urban, elementi i parë.

Elementi i dytë, parkimet të bëhen jashtë Unazës së Vogël. Pra, të ketë linjën e autobusit dhe parkimet të janë jashtë kësaj unaze. Kjo do bëjë që qytetari që vjen nga Fresku, Kodra e Diellit, e lë mjetin në parkim dhe lëvizjet e tjera i bën me transport urban, por kur të plotësojë ato kritere teknike dhe orgonometrike për qytetarët. Urbani të shkojë në kohë, nga stacioni në stacion. Do rritet numri i personave që përdorin transportin publik. Në Unazë të hiqet parkimi, se detyrimi ligjor i shtetit është të realizojë transportin. Detyrimi është që ti transportohesh nga pika A dhe pika B. Ligjet ndërkombëtare dhe konventat janë për transportin publik”, thotë Sulçe.

Po ashtu një tjetër zgjidhje që ofron Sulçe është lehtësimi i trafikut rrugor me sinjalistikë të përkohshme. Ai thekson se koristë e rrugëve mund të ndryshohen në fasha orari të caktuar përmes sinjalistikave të përkohshme, me qëllim menaxhimin e fluksit të mjeteve.

“Ka qytete me numër mjetesh më të madh për numrin e banorëve dhe rrugëve, që nuk kanë trafikun e Tiranës sepse është i sistemuar. Të marrësh trafikun e Tiranës, ne e kemi trafik rrethor. Studimi duhej të ishte i plotë, duke u bërë matjet e trafikut për 1 vit në të gjitha drejtimet. Ku i kanë punët qytetarët? Drejt qendrës. Në mëngjes duhet me patjetër dy krosi në drejtim të qendrës dhe një në ngritje, e kundërta në orën 4-5, po largohen, e mbyll në ngjitje dhe 1 në zbritje.

Problematika jonë është që enti pronar i rrugëve që është bashkia, ka bërë shumë pak në lidhje me rrugët. Rrugët duhet të menaxhohen dhe kjo bëhet me matje, jo politikë. Sinjalistika dhe rrugët duhet të jenë fleksibël në këndvështrimin e drejtimeve të lëvizjeve, duke bërë studimin 1 vjeçar do ta ndryshojë orientimin e trafikut që t’i jepje zgjidhje dhe lehtësi.

Eksperti ndalet edhe shembujt në botë, duke thënë se përdorin semafor inteligjent, që adaptohen sipas fluksit të mjeteve në çdo moment, duke ofruar përparësi aty ku ka më shumë qarkullim.

"Semaforët bota i ka inteligjentë që shikon sa mjete vjen në një krah, sa në një tjetër dhe jep përparësi aty ku është fluksi më i madh. Zgjidhet me sinjalistikë të përkohshme”, vijon Sulçe.

Një tjetër masë që mund të ndihmojë është ndryshimi i orarit të punës.

“Institucionet shtetërore mund të alternojnë orarin. Të lihet një hapësirë, jo të gjithë të nisin punë në 8. Kjo bën një ulje të trafikut”, tha Sulçe.

Një nyje të cilën e konsideron problematike është zona e njohur si ish-sheshi Shqiponja, për të cilën thotë se as investimi nuk i dha zgjidhje.

“U bë sheshi Shqiponja. Vjen nga Durrësi e ke të bllokuar, ndërpriten dy flukset, ajo që vjen nga Kamza, ndërpritet me linjën tjetër që zbret nga Durrësi për në qendër. U bë gjithë ai investim dhe nuk iu dha zgjidhje. Zakonisht kemi transferim të problemit, jo zgjidhje. Duhet që trafiku urban të studiohet”, thekson Sulçe.

Eksperti shprehet se është bashkia që ka detyrimin të zgjidhë trafikun, në bashkëpunim me Policinë. Kritika ka edhe për Qendrën e Menaxhimit të Trafikut, për të cilin thotë se pothuajse është inekzistente, por vetëm vendos gjoba parkimi.

“S’kam parë të funksionojë ndonjëherë ajo qendra e menaxhimit të trafikut, vetëm për gjobat e parkimit. Enti pronar i rrugës është bashkia, ajo ka detyrim ligjor të zgjidh trafikun. Policia i vjen në ndihmë. Kur bashkëpunojnë i vjen zgjidhje. Ne jashtë s’kemi parë ndonjë polici. Shikojmë elementë të tjerë. Jemi i vetmi metropol në botë që kemi trafik edhe të shtunë e të diele”, vijoi ai.

Tiranën e quan si të vetmin metropol në botë që ka trafik edhe të shtunë edhe të dielë. Sipas tij, trafiku i kryeqytetit është një problem kompleks që kërkon zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 21/12/2024 15:09

    Psh ndërtoni një urë tjetër tek Brryli se e vjetra është ndërtuar për pesë makina dhe jo për 500 mijë!!

    Përgjigju
  • Populli: 21/12/2024 14:12

    bla,,bla ..bla...muhabete koti nga "Eksperte " te cilet duhet te kishin folur pa u bere gjithe kjo gjurudhdi. Tani e metej do te jete perhere e me keq, rruget ato jane, nuk kane ku marrin te tjera. Makinat si rrjelloje e ndertimeve pa plan (sidomos pa parkim te brendshem) po shtohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë