SLLOVAKI- Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave në një bar për pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë. I dyshuari është gjetur i vdekur në mëngjesin e së enjtes, ka thënë policia. Informacionet për motivin e sulmit nuk janë bërë të ditura.
Megjithatë, mediat lokale kanë raportuar se ai ka pasur disa postime në rrjetet sociale, në të cilat kuptohet se ka pasur qasje kundër komunitetit LGBT dhe hebrenjve.
Sipas mediave, sulmuesi ka qenë sllovak dhe djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë. Të enjten, kryeministri sllovak, Eduard Heger, e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo formë e ekstremizmit është e papranueshme.
Ndërkohë, presidentja, Zuzana Caputova, u ka bërë thirrje politikanëve shtetërorë që të mos përhapin urrejtje. Ky rast, që dyshohet se është krim mbi baza të urrejtjes, ka rikthyer thirrjet për t’i dhënë fund homofobisë në Sllovaki.
Në këtë shtet, relativisht konservator të Bashkimit Evropian, nuk janë të lejuara martesat e personave të gjinisë së njëjtë./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor, 10:56
-
Sllovakia, e gatshme t’i bashkohet planit të Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë
1 Nëntor, 19:49
-
‘Politikanë frikacakë’, Aktivistja Xheni Karaj replikon me Sokon e Lapajn: Pretendoni se po i the bashkisë që je LGBTI, ‘fap’ të jep kredi të butë për strehim
14 Tetor, 19:20
-
Pesë muaj pasi i shpëtoi atentatit me armë zjarri, kërcënohet sërish kryeministri sllovak Robert Fico! I dërgojnë zarf me plumb
25 Shtator, 19:04
-
Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon 'promovimin' e komunitetit LGBT në shkolla
15 Gusht, 19:00
-
BE paralajmëron Sllovakinë kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’
24 Korrik, 21:26
-
Sllovakia ashpërson ligjin për lirinë e tubimit pas atentatit kundër Ficos
15 Korrik, 14:31
-
Eksperti i pavarur i OKB-se: Personat LGBT përballen me diskriminim, rastet e dhunës sporadike! 'Prindi 1' e 'Prindi 2' debat i rremë
12 Korrik, 16:50
-
Euro 2024/ Përmbysje karakteri në limite dhe 120 minuta, Anglia fiton 2-1 kundër Sllovakisë dhe gjen Zvicrën në çerekfinale
30 Qershor, 20:37
-
Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin
30 Qershor, 17:47