Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues në sheshin Skënderbej në Tiranë. I gjakosur, i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë që ndodheshin në terren për të ruajtur rendin. Po ashtu, atij i ka ardhur në ndihmë edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake në Tiranë.

‘Shyqyr që dole gjallë’- dëgjohet t’i thotë qytetarit një prej efektivëve të Policisë.

Por i lënduar nga sulmet e protestuesve ka mbetur edhe një efektivë policie, i cili pavarësisht se është i gjakosur në fytyrë, i vjen në ndihmë qytetarit të dhunuar.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Tirana sërish në kaos! I vihet flaka komisariatit nr.3, disa policë të lënduar nga sulmi me molotovë! Thyhet dera e selia e PS-së, protestuesit 'breshëri' molotovësh drejt efektivëve