'E rrëmbeva, u fshehëm në pyll se do na vrisnin', Xhevahir Bogdani rrëfen historinë e dashurisë: Kam 60 vite me Besijen, e dua!

Më shumë se gjysmë shekulli bashkë, por duhen si në ditën e parë. Shumëkush do ta kishte zili marrëdhënien e veçantë të çiftit Bogdani nga Prrenjasi.

Xhevahiri u njoh me Besijen kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Historia e tyre ngjason me ato të filmave.

“U dashurova me Besijen në fshatin Rrajcë-Skënderbe, ishim të dy të vegjël. E rrëmbeva dhe ndenjëm 3 ditë në pyll se na ndiqnin me sëpatë. Erdhën dy polica dhe na ballafaquan. Të dy ikëm dorë për dore në shtëpi dhe nuk dolëm 3 muaj jashtë sepse donin të na vrisnin. Dashuria jonë i rezistoi kohës sepse ne ishim besnik me njeri-tjetrin”, tregon 77 vjeçari.

Rutina e tij nuk ka ndryshuar, ndonëse ka dalë në pension. Duart mund t’i dridhen pak nga mosha, por për të nuk ka gëzim më të madh sesa të humbasë kohën duke realizuar punime druri të cilat ka arritur t’i çojë jashtë vendit.

Për t’u njohur me ditën e tij ndiqni emisionin e plotë. ‘Një nga ne’ transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00 në ekranin e Report Tv.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike