16-vjeçari me 'Benz' në Fier, përplaset me një tjetër mjet dhe përfundon në kanal, lëndohen 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerët

FIER- Një16-vjeçar i cili drejtonte një mjeti tip 'Benz' është përfshirë ditën e sotme në një aksident rrugor në aksin Fier-Seman. 16-vjeçari i identifikuar me inicialet I. I., është përplasur me mjetin tip 'Volkswagen' që drejtohej nga 61-vjeçari V.H.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, si pasojë e aksidentit mjeti tip 'Benz' ka përfunduar në kanalin që gjendet anës rrugës. Burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, por edhe 4 pasagjerët që udhëtonin në këto mjete. Të lënduarit aktualisht janë dërguar në spitalin e Fierit ku edhe po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Brazili ‘vishet’ me ngjyra! Artisti kombinon natyrën dhe pikturën murale, bëhet viral në rrjet