E shenjta shqiptare Nëna e Njerëzimit

E shenjta shqiptare Nëna e Njerëzimit

Nënë Tereza

Në botë të rrallë janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre, për t’ia dedikuar një misioni. Të paktë janë njerëzit që shndërrohen në dritë me veprën e tyre. Nëna Terezë është një figurë unike dhe e tillë do të mbetet sa të jetë njerëzia.

Vepra e saj e shenjtë do i shërbejë brezave, si frymëzim se vetëm përmes mirësisë, dashurisë dhe urtësisë njeriu arrin ti jap kuptim ekzistencës së tij në botë.

Kështu, jeta jonë është e shkurtër, por janë veprat ato që na bëjnë të përjetshëm, ndërsa Nëna Terezë me veprën e saj hyjnore, do mbetet e shenjtë përgjithmonë.

Kjo grua nga Shkupi ynë, i fali botës shpirtin e saj human, për tu bërë personifikim i gruas shqiptare në sytë e njerëzimit.

Me 26 Gusht 1910, nga dera e familjes Bojaxhiu lindi Gonxhja, e cila më vonë do njihej në botë si Nëna Terezë. Kjo grua nga Shkupi ynë, i fali botës shpirtin e saj human, për tu bërë personifikim i gruas shqiptare në sytë e njerëzimit.

Nëna Terezë zgjodhi rrugën e zotit, dhe urtësisë në misionin e saj të gjatë nga Irlanda në Indi, ku themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

Fëmijet jetimë, fëmijet e sëmurë, të varfërit të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë, kishin Nënën Terezë e cila me zemrën e saj të madhe, ju zgjati dorën deri në frymën e fundit të saj.

Gjithë bota u mahnitë nga bujarizmi dhe urtësia e Nënës Terezë, ajo me punën e saj fitoi zemrat e miliona njerëzve në rruzullin tokësor, dha dashuri pafund duke i mësuar njerëzit se vetëm me dashuri dhe përulje ndaj njëri- tjetrit, mund të arrihet paqja në këtë jetë.

Vepra e saj e madhe u nderua sa ishte gjallë, më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Nëna Terezë, çdoherë e mbante në mendje dhe zemër atdheun e saj. Kur populli shqiptarë gjendej në kufij të ekzistencës së tij, ishte zëri i Nënës Terezë që ngriti në qarqet më të larta të diplomacisë vuajtjen e popullit të saj dhe dëshirën e etur për liri. Ndaj presidenti i SHBA-ve,Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Duke u frymëzuar nga vepra e madhe e Nënës Terezë, me 17 qershor 1990, themelohet shoqata “Nëna Terezë” në Pejë, e cila ishte imperativ i kohës për shkak të dhunës së gjenocidit serb dhe mbylljes së të gjitha institucioneve shtetërore.

Nga kjo dhunë dhe ndalesë për ti patur kushtet për ekzistencë, qindra- mijëra qytetarë shqiptarë nuk kishin më as gjërat elementare për të jetuar. Shoqata “Nëna Terezë”iu doli në ndihmë, me ushqim, veshmbathje dhe gjëra të tilla, shumë qytetarëve shqiptarë, për të mos i lënë nën vuajtje nga regjimi serb.

Me datën 25 prillit të vitit 1993,Shqipërinë e viziton Papa Gjon Pali II, nën shoqërimin e Nënës Terezë, vizita merrë përmasa historike. Pata nderin dhe mundësinë që ti takoj këto dy personalitete të mëdha botërore dhe për këtë privilegj u jam mirënjohës dy miqve të mij të ndjerë Agjen Don Gjergj Gjergji i cili ka shërbyer në Elbasan dhe Viktor Gashi, mik dhe bashkëqytetar i imi nga Peja; i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në funksionimin e shoqatës “Nënë Tereza”.

Në vitin 1994, kam pas nderin të jem i ftuar në drekë me Nënën Terezë në qytetin e bukur të Elbasanit.

Më 5 shtator 1997, Nëna Terezë u largua për në amshim. E gjithë bota ishte në zi sepse humbi dritën e saj. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Vepra e saj e madhe u shenjtërua, për të na bërë krenar dhe neve si popull i saj se na gjiri ynë nxorëm personalitete unike që i shërbyen njerëzimit në iluminimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës