E shkarkuar nga Vettingu, Sevdari kërkon largimin e dy anëtarëve të KPA: "Të paaftë", me mesatare 6

E shkarkuar nga Vettingu, Sevdari kërkon largimin e dy anëtarëve të KPA:

Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandateve të dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit. Nëpërmjet dy letrave drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ajo argumenton se këta dy figura që kanë vendosur shkarkimin e saj nga KLP, janë të papërshtatshme për të dhënë atë vendim.

Duke u ndalur specifikisht, në dokumentin 8 faqësh të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, Sevdari ka renditur 3 arsye, që sipas saj vërtetojnë që Luan Daci nuk plotëson kushtet ligjore për të qenë anëtar i Kolegjit të Apelimit.

"Luan Daci është larguar nga detyra me masë disiplinore; nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës; nuk vërteton se njeh shumë mire gjuhën angleze", shkruan Sevdari, teksa thekson gjithashtu se Daci ka dorëzuar pranë avokatit të popullit një formular deklarime te falsifikuar. Përveç kësaj, duke cituar nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.2.2000,  pika  d, ish-anëtarja e KLP shpjegon se Dacit i ka mbaruar pasi "mandati vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit".

Ndërkohë për të njëjtat arsye, kërkohet edhe fillimi i procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandatit edhe për anëtar tjetër Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Në dokumentin tjetër dorëzuar ONM, Sevdari evidenton që nuk ka mund të gjykojë pastërtinë e figurës së saj, një gjyqtar me mesatare 6,44, në rastin konkret Hajdari.

Më herët në datë 4 mars, ajo  i ka dërguar një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, ku kërkon të investigohet vendimi i shkarkimit të saj, pasi për të është i padrejtë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetari: 26/05/2019 01:19

    Prokurorja e preferuar e çdo pushteti. Mos ki merak, tani që partia e futi edhe ONM-në në thes, vetëm Strasburgu të vjen hakut ty. Shko në Strasburg .....

    Përgjigju
  • xreport: 25/05/2019 16:29

    po ti sa eje mesataren 60.000 mij euro?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës