“Pushime të mbara! Kujtohuni që të kujdeseni për veten, për njëri tjetrin dhe për planetin e bukur në të cilin jetojmë”, kështu është shprehur aktivistja Greta Thunberg në një mesazhi urimi për festën e Krishtlindjes.
Përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, e veshur me një bluzë të kuqe dhe një kapele babagjyshi në kokë për të përcjell pikërisht atmosferën festive të Krishtlindjes, Thunberg jep mesazhin e urimit për të gjithë ndjekësit saj, e shoqëruar nga dy qenë.
Aktivistja suedeze Greta Thunberg është e njohur si mbrojtëse e çështjeve mjedisore. Përreth 2 vite fushatat e saj kundër ndryshimeve klimaterike kanë fituar njohje ndërkombëtare.