Teksa opozita pritet të protestojë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë. Report TV u interesua për axhendën e kryeministrit dhe mësoi se është parashikuar që të premten pasdite ai të nisë një tur llogaridhënieje në qarkun e Beratit, nisur nga bashkia Kuçovë.
Sipas informacioneve që Report TV mësoi duke pyetur pranë aparatit kryeministror apo edhe drejtuesve të institucioneve lokalë, të shtunën, Rama do të ketë takime me banorë të bashkisë së Skraparit e Beratit. Institucionet vendore dhe deputetët e qarkut thanë se janë njoftuar për prezencën dhe takimet e kryeministrit ditën e shtunë dhe po punojnë për mbarëvajtjen e tyre.
Kjo nuk përjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, sikundërse edhe më herët ka pasur raste të ndryshimit të axhendës së tij, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmuan turin e kryeministrit në qarkun e Beratit.
Shko burre kryej punet dhe obligimet qe t 'i ka besuar popu lli shumice.Leri keta qe, jane komplesuar nga mangesia e besimit, te hapin "Te pame" ne Qadren para tempullit te besimit te popullit,Le te luten,Le te shajne,Le te genjejne tere diten, e naten te flene, nenkujdesin e kujdestareve te paguar qe ruajne me pagese nate Qadren.
PërgjigjuZ Rama iken nga frika ne berat
Përgjigju