E tallnin në shkollë për shkak të peshës, 16-vjeçarja i lë të gjithë pa fjalë në mbrëmjen e maturës
Chloe Robson kishte menduar të mos shkonte në mbrëmjen e maturës për shkak të mbipeshës së saj. Por xhaxhai i saj i bëri një surprizë madhështore, duke angazhuar 120 motorristë për shoqërimin e 16-vjeçares.
Chloe Robson në mbrëmjen e maturës
Emri i një 16-vjeçreje, Chloe Robson ka përfunduar në të gjitha faqet e njohura të shtypit mbarëbotëror, duke qenë kështu një shembull për mijëra fëmijë dhe adoleshentë që kanë rënë pre e e bullizmit në shkollë, familje dhe më gjerë.
Robton është vënë gjithmonë në qendër të kritikave, ofendimeve dhe poshtërimeve nga shokët e saj të shkollës që në moshën 7-vjeçare për shkak të mbipeshës, një situatë të cilën e ka vuajtur gjatë gjithë kohës. Situata kishte arritur deri aty sa ajo kishte menduar të mos merrte pjesë në mbrëmjen e maturës pasi nuk do donte të provonte sërish atë që kishte kaluar tërë këto vite.
Por ishte xhaxhai i saj Grant Robson, një agjent marketingu, i cili e bindi jo vetëm që të merrte pjesë dhe të ndihej krenare për atë që ishte, por i dhuroi edhe surprizën më të bukur që mund të ëndërrojë një adoleshente.
Ndërkohë që në përgjithësi adoleshentët shfaqen në mbrëmjen e maturës e një shoqëruar, Chloe bëri një hyrje madhështore me plot 120 të tillë. Xhaxhai i saj arriti që brenda pak ditësh të krijonte një grup motorristësh ‘’Bikers Against Bullies’’, të cilët iu bashkuan kauzës së tij dhe pranuan të ishin shoqëruesit e nderit, për Chloe-n.
“Isha shumë e emocionuar se do shkoja në mbrëmjen e maturës dhe për reagimin që do merrja. Ishte një tronditje kur të gjithë dëgjuam zhurmën e motorave dhe u shfaqën motoristët. Nuk e prisja por më bëri të ndihesha e mbështetur dhe të kisha vetëbsim. Ata më rrethuan makinën dhe më dërguan në shkollë si eskortë. Të gjithë më pritën me duartrokitje, përfshirë mësuesit dhe familjarët e studentëve të tjerë. Ishte një moment i papërshkrueshëm”, -tha ajo për ‘’Daily Mail”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit
16 Janar, 15:24
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
SHBA/ Sulm me armë zjarri në një shkollë të krishterë, 3 viktima dhe 6 të plagosur
16 Dhjetor 2024, 19:19
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
-
Durrës/ Për një nxënës, hiqet oficeri i sigurisë në shkollën artistike, prindërit në protestë! Rikthehet në detyrë pas denoncimit në Report TV
6 Dhjetor 2024, 13:36
-
Maqedoni e Veriut/ Nxënësit veshën uniforma të UÇK-së për festat e nëntorit, ministrja paralajmëron masa ndaj shkollës
1 Dhjetor 2024, 14:21
-
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
19 Nëntor 2024, 15:17
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Thellohet skandali/ Mësuesi që ngacmonte nxënëset në Korçë prej 10 vitesh i alkoolizuar
16 Nëntor 2024, 10:52
-
Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit? Policia kryen verifikimet: Në pilulën jeshile s'ka prani të lëndeve psikotrope. Ja çfare ka
27 Tetor 2024, 09:39
-
Çamçakëz që përgjum fëmijët! Reagon Policia: Po verifikojmë, kontrolle pas kontaktit me drejtuesit e shkollave
25 Tetor 2024, 15:21